Telegrafi

Nuk pritej, por djali i njeriut më të pasur në Indi u dhuron miqve të tij në dasmë ora me vlerë 180 mijë euro

Anant Ambani, djali i njeriut më të pasur të Azisë, u martua me Radhika Merchant në Mumbai të premten.

Festimet luksoze të çiftit kanë tërhequr vëmendjen mbarëbotërore, me të ftuar të famshëm duke përfshirë: Kim Kardashian, Nick Jonas e John Cena.

Nusja dhe dhëndri nuk janë të vetmit që morën dhurata për nder të dasmës së tyre: Ambani falënderoi shokët e tij duke i blerë ora ‘Audemars Piguet’, që kushtojnë më shumë se 180 mijë euro.
Orat me flori rozë 18 karatësh shfaqin javët e çdo viti dhe shumë informacione të tjera. Ato janë gjithashtu rezistent ndaj ujit.

Orët që Ananti ua bleu miqve të tij në dasmë

Dasma e Ambanit me të dashurën e tij prej shumë kohësh, Merchant, kishte të ftuar të profilit të lartë, duke përfshirë politikanë dhe biznesmenë me ndikim si Mark Zuckerberg, Tony Blair dhe Bill Gates.

Lexo po ashtu Të famshmit që morën pjesë në dasmën më të përfolur të momentit, e cila kushtoi mbi 500 milionë euro

Shumica e të pranishmëve zgjodhën veshje tradicionale indiane, duke paraqitur kështu kulturën e përbashkët të çiftit.

Orët që Ananti ua bleu miqve të tij në dasmë

Ngjarja, e cila kushtoi më shumë se 500 milionë euro, ka zgjatur pesë muaj, përfshirë një performancë nga Rihanna e një tjetër nga Justin Bieber.

Kim u kritikua për dukjen me të kuqe pasi kjo ngjyrë në Indi është vetëm për nusen. Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” u shoqërua nga motra e saj, Khloe. /Telegrafi/

Ananti me gruan e tij