Prishtina është duke kaluar nëpër një krizë të rezultateve.
Klubi më i trofeshëm kosovar ka pësuar tri humbje radhazi, nga Gjilani, Ballkani dhe së fundmi nga Drenica.
E pas humbjes së fundit, trajneri Zekirija Ramadani tha se i merr të gjitha përgjegjësit.
Telegrafi merr vesh se trajneri shkupjan i ka ofruar dorëheqjen kryesisë së klubit.
Por pas mbledhjes që kryesia e klubit prishtinas kanë mbajtur e kanë refuzuar dorëheqjen e Ramadanit.
Kryesia e klubit i ka bërë të qartë trajnerit se beson në punën e tij dhe se ai duhet të vazhdoj punën.
Numri një i stafit teknik të Prishtinës ka vazhduar punën dhe synon ta këndell skuadrën pas tri disfatave radhazi. /Telegrafi/