Boubacar Kamara është njëri nga mesfushorët më të mirë në elitën e futbollit francez Ligue 1.
Mesfushori i talentuar francez është futur në vitin e fundit të kontratës me Olympique Marseille dhe nuk ka pranuar rinovimin e kontratës me klubin aktual.
Duke parë se lojtari mund të largohet në verë si transferim i lirë, Marseille ka vendosur që ta shes atë qysh në afatin kalimtar të janarit.
Calciomercato ka raportuar se presidenti i klubit francez, Pablo Longoria e ka nxjerr në shitje lojtarin.
Gjiganti francez synon që në afatin kalimtar të janarit të fitojë pesë milionë euro nga shitja e yllit të skuadrës.
Milan, Manchester United, Barcelona, Bayern Munich, Newcastle United dhe Arsenal janë skuadrat që kanë shprehur interesim për Kamaran. /Telegrafi/