Drejtori i Programit Botëror për Ushqim i Kombeve të Bashkuara është ende duke iu lutur individëve më të pasur të botës për të ndihmuar në luftën kundër krizës botërore të urisë.
Sipas CNN, përcjell Telegrafi, të martën, drejtori i Programit të Ushqimit në kuadër të OKB-së, David Beasley, pranoi polemikën në të cilën e gjeti vetën javën e kaluar kur kritikoi miliarderët si Elon Musk për grumbullimin e shumave të mëdha të pasurisë pa u kujdesur për të uriturit në botë.
Beasley tha se dhënia e gjashtë miliardë dollarëve, ose 2 për qind e pasurisë neto të Musk, mund të ndihmojë në zgjidhjen e urisë në botë.
“Unë nuk po i kapem atyre”, tha ai të martën. “Unë po them, ‘shkëlqyeshëm, keni fituar para. Ju lutemi, ndihmoni t’i ndani ato në një krizë të menjëhershme’”.
Javën e kaluar, në një intervistë për CNN, Beasley iu kërkoi miliarderëve “të veprojnë tani”, për të ndihmuar në luftimin e urisë në botë, duke përmendur në mënyrë specifike dy njerëzit më të pasur në botë: Elon Musk dhe Jeff Bezos. /Telegrafi/