Disa javë, Donald Trump ndihej mjaft mirë në garën presidenciale të vitit 2024. Ish-presidenti ishte përpara sipas sondazheve ndërsa demokratët ishin të ndarë rreth mbështetjes apo të kundërshtimit të Joe Bidenit rreth një mandati të dytë në Shtëpinë e Bardhë.
Megjithatë, gjithçka ndryshoi kur demokratët vendosën si kandidate për president të SHBA-së, Kamala Harrisin pas tërheqjes së Bidenit nga gara për të parin e shtetit amerikan.
Kjo ka bërë që të krijohet një energji e re tek demokratët dhe shumë sondazhe tashmë po thonë se Harris është para Trumpit.
Kjo duket se nuk po i pëlqen kandidatit republikan, ku Trump së fundi përmes platformës personale të mediave sociale “Truth Social” i kërkoi Bidenit që “të rrëzojë” Konventën Kombëtare Demokratike dhe të “marrë nominimin” nga zëvendëspresidentja Harris.
Trump ndjeku retorikën e tij tipike, duke përfshirë thirrjen e emrit, teksa kishte në shënjestër Harrisin, Bidenin dhe të tjerët.
“Cilat janë gjasat që mashtruesi Joe Biden – presidenti më i keq në historinë e SHBA-së, presidenca e të cilit ishte jokushtetuese – t’ia marr Kamalas, Barrack Hussein Obamas, Nancy Pelosi së çmendur, tinëzarit Adam Schiff, qyqarit’ Chuck Schumer dhe të tjerë në të majtën e çmendur, të ndërhyjë në Konventën Kombëtare Demokratike dhe të përpiqet të marrë përsëri nominimin, duke më sfiduar mua në një debat tjetër”.
Trump vazhdoi “ai mendon se bëri një gabim historik tragjik duke ia dorëzuar presidencën e SHBA-së, grusht-shteti, njerëzve që ai urren më së shumti në botë dhe nëse dëshiron ta kthejë atë, TANI!!!”
Ndryshe, Biden më shumë se dy javë më parë njoftoi se do të tërhiqej nga zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 pas një debati zhgënjyes dhe një valë presioni demokratik. /Telegrafi/