Të paktën 11 persona janë arrestuar në jug të Meksikës, pasi kryetari i fshatrave të tyre është tërhequr zvarrë nga zyra e tij, duke e lidhur me litar për veturë për ta tërhequr më pas zvarrë nëpër rrugë.
Me të kuptuar se çfarë ndodhi, forca të shumta të policisë kishin dalë në vendin e ngjarjes për ta shpëtuar kryetarin e komunës Jorge Luis Escandon Hernandez, i cili ka pësuar lëndime të lehta trupore, transmeton Telegrafi.
Kjo është hera e dytë që ai sulmohet nga fermerët, që i kërkuan të përmbushë premtimin elektoral për rregullimin e një rruge lokale.
Kryetarët e komunave dhe politikanë në Meksikë, shpesh janë cak i bandave të drogës, ku pasi refuzojnë të bashkëpunojnë me skemat e tyre kriminale.
Megjithatë rrallë herë ndodh që ata të sulmohen për premtimet e dhëna gjatë fushatës. Kurse viktima është zotuar se do të ngrit padi për tentim vrasje.
Një video amatore e filmuar nga një kalimtar rasti, filmoi momentin kur para zyrës së kryetarit të komunës një grup burrash e nxjerrin jashtë atë, duke e lidhur me litar në pjesën e pasme të veturës që më pas e tërheqin zvarrë. /Telegrafi/
#Enterate Circula en redes video en el que pobladores del ejido Santa Rita en el municipio de #LasMargaritas, #Chiapas, suben en una camioneta al alcalde Jorge Luis Escandón Hernández. Los motivos es porque no ha cumplido lo prometido en campaña. pic.twitter.com/Yywx2exGAC
— Tabasco al minuto (@Tabalminutomx) October 8, 2019
UNA SU ARRASTRADA. Alcalde de #LasMargaritas, Jorge Luis Escandón Hernández, es sujetado a una camioneta que lo arrastra en pleno parque central, luego de haber sido secuestrado de la propia alcaldía #Chiapas #VideoViral pic.twitter.com/ptdP7g2w92
— Tinta Fresca Chiapas (@tinta_fresca) October 8, 2019