Site icon Telegrafi

Nuk përmbahet Maradona, feston në mënyrë kundërthënëse pas golit të Rojos

Festa e Maradonas (Foto: Getty Images)

Diego Maradona e ka festuar golin e fitores të Marcos Rojo ndaj Nigerisë duke i ngritur gishtat e mesit.

Gjatë ndeshjes, legjenda argjentinase është parë herë energjik e herë i përgjumur, ndërkaq i ka festuar me plot energji të dy golat e Argjentinës.

Ndonëse Maradona e ka festuar edhe golin e parë të Lionel Messit, në minutën e 86-të, pas golit të Rojos, ai kishte vendosur t’i ngrinte lart dy gishtat e mesit.

https://twitter.com/FollowbackCule/status/1011697653409673216

Mbetet ende e paqartë se kujt ia kishte drejtuar “përshëndetjen”.

Përndryshe, me fitoren e të martës, Argjentina kualifikohet në 1/8 e finales, ku do të luajë kundër Francës.

Festa e Maradonas (Foto: Getty Images)

Në ndeshjen tjetër të Grupit D, Kroacia e kishte mposhtur Islandën duke ua mundësuar Albicelestëve kualifikimin.

Skuadra ballkanike në të tetën e finales do të përballet me Danimarkën. /Telegrafi/

Kujt i drejtoheshin gishtat e tij? (Foto: Getty Images)
Exit mobile version