Telegrafi

Nuk i pengoi shiu, era e as rrufeja – dy çifte vallëzuan rreth dhjetë minuta para konviktit të studentëve në Zagreb të Kroacisë

Era e fortë dhe reshjet e shiut – madje as rrufeja – nuk i kanë penguar katër të rinj të kërcejnë në shi para qendrës studentore në Zagreb.

Sipas mediave kroate, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje që janë realizuar në kohën kur një stuhi kishte përfshirë pjesë të Kroacisë qendrore dhe në Zagreb një erë e fortë rrëzoi disa pemë.

“Ishte shumë e ëmbël! Kryesisht sepse mendoj se vajzat dhe djemtë nuk njiheshin me njëri-tjetrin”, ka thënë personi që ka marrë pamjet.

Siç ka thënë ajo, nga dritarja ka parë dy vajza që dolën nga qendra studentore.

“Ato nuk nxitonin, edhe pse të gjithë rreth tyre vraponin për t’u larguar nga shiu. Ata u ndalën dhe u kënaqën dhe filluan të kërcejnë me njëri-tjetrin”.

“Papritur erdhën djemtë nga një pavijon tjetër dhe ata bashkë filluan të kërcejnë aq ëmbël. Dhe ata vërtet kërcyen, rreth 10 minuta”. /Telegrafi/