Kujdestari i muzeut “Boris Yeltsin Center”, nga mërzia vizatoi sytë në disa vepra artistike të artistes Ana Leporskaya.
Kur vizitorët e muzeut shikuan pikturat e çmuara të vitit 1930, nuk mund t’u besonte syve, sepse sytë u shfaqën te personazhet.
Sipas gazetës “Moscow Times”, kujdestari i muzeut “nga mërzia” korrigjoi të “metat” e pikturave – sytë.
A 1930'S painting by Anna Leporskaya 'Three Figures' from 'State Tretyakov Gallery' insured for $1MILLION damaged by a security guard who drew eyes on figures! It was loaned to art exhibition at Yeltsin Center in Yekaterinburg, western Russia! He's been fired! Resoration $3,360! pic.twitter.com/GAEXo7B7zM
— Diana Speaks (@Diana6197Davis) February 10, 2022
Ndryshe mungesa e syve është e veçanta pikturave të artistes Leporskaya. Puna e përdhosur ishte e siguruar për 880 mijë euro.
Menjëherë pas zbulimit të përdhosjes, piktura është hequr dhe është dhënë për restaurim.
Fatmirësisht, artisti-roje nuk e ka shtypur lapsin në pikturë, kështu që dëmtimi mund të hiqet, por do të kushtojë rreth 2800 euro.
Kujdestari u largua nga puna dhe do të dënohet, por ka mosmarrëveshje për masën e dënimit, pasi policia ka kundërshtuar fillimin e procedimit penal dhe Ministria e Kulturës njofton ankim në prokurori. /Telegrafi/