Site icon Telegrafi

Nuk i pëlqeu ushqimi që hëngri, përplasi autobusin me dhjetë vetura (Video)

Në Shën Petërsburg të Rusisë, një shofer është nervozuar me porcionin që ka ngrënë dhe e ka përplasur autobusin me dhjetë vetura.

Burri i paidentifikuar, i është nënshtruar një tretmani që përfshinë vetëm sallata, si pasojë e peshës së tepërt, transmeton Telegrafi.

Por duket se ushqimi i shëndetshëm i ka shkaktuar nervozë, dhe kështu ka humbur kontrollin mbi mjetin e transportit publik.

Për pasojë, ai i ka qëlluar veturat që ndodheshin në njërën nga rrugët më të frekuentuara të qytetit.

Pas intervistimit në polici, shoferi është liruar deri në një vendim tjetër rreth rastit ku janë shënuar vetëm dëme materiale. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=_etMjc7syXk

Exit mobile version