Real Madridi mbeti i frustruar pasi nuk arritën të mposhtin rivalin lokal Rayo Vallecano mbrëmjen e së shtunës në udhëtim.
Ekipi i drejtuar nga Carlo Ancelotti luajti baras me rezultat 3-3 në ‘Vallecas’, ani pse ata besojnë se ky rezultat ndodhi për shkak të disa vendimeve të gabuara nga ana e gjyqtarit.
Rasti më i diskutueshëm ishte ai që përfshiu Vinicius Junior dhe Abdul Mumin, me këtë të fundit që dukej se e kishte goditur brazilianin brenda zonës së rrezikshme, por që as gjyqtari as VAR-i nuk reagoi për të dhënë penallti.
Sipas një raportimi nga Marca, trajneri i Rayos, Inigo Perez, ka pranuar se ekipi i tij ishte me fat në atë moment.
El silencio de los comentaristas tras el penalti claro a Vinicius a que se debe? Jodida vergüenza.
pic.twitter.com/zuGHf9rfy9— Danik (@DanikRM_) December 15, 2024
“Nuk më pëlqen të gënjej. Mendoj se është Mumin i cili e godet Viniciusin. Unë gjithmonë përpiqem të jem i drejtë dhe kur e pashë thashë se mund ta kishte dhënë penallti, por gjithashtu jo”.
“Këto janë situata delikate me të cilat VAR-i duhet të jetë mjaft i kujdesshëm”, ka thënë Perez.
Ky gabim i ‘Los Blancos’ bëri tashmë që ata të humbasin edhe vendin e dytë në renditje të cilin tashmë e mban Atletico Madrid me 38 pikë, një më shumë se Reali në vendin e tretë dhe baras me Barcelonën që sot (e diel) luan ndaj Leganesit./Telegrafi/