Site icon Telegrafi

“Nuk pati guxim as të më shikonte në sy”, Petra Z tregon se çfarë ndodhi gjatë intervistimit të saj dhe Loredanës nga prokurori i shtetit

“Çuditërisht, isha shumë e qetë kur e pashë përsëri Loredanën. Unë nuk e kisha parë atë për dy vjet”, kjo është ajo që ka thënë Haut-Valaisanne Petra Z të premten kur doli nga Stacioni Policor i Lucernit.

Petra Z, e cila së bashku me burrin e saj akuzojnë reperen shqiptare Loreda Zefi për zhvatje të 700 mijë eurove, u morën që të dyja në pyetje nga policia të premten lidhur me ngjarjen e famshme që bëri bujë gjithandej në media vitin e kaluar.

“Nëna ime vdiq javën e kaluar. Unë mendoj se është ajo që më jep forcë. Unë i kërkova që të ishte atje për mua”, shtoi më tejakuzuesja, duke treguar emocionet e intervistimit nga prokurori.

Loredana Zefi në Policinë e Lucernit (Foto: Blick)

Loredana, reperja dhe influencerja e madhe e rrjeteve sociale u intervistua të enjten nga prokurori publik i Lucernit, shkruan 20 Minuten.

Ministria ndërkohë ka hapur një hetim për mashtrim të dyshuar.

Haut-Valaisanne dhe avokati i saj ishin në gjendje të merrnin pjesë në seancë.

“Loredana tashmë ishte ulur në dhomë kur mbërrita. Ajo kurrë nuk më shikoi në sy. Ajo vetëm shikoi avokatin e saj”, deklaroi e dëmtuara Petra Z. për 20 Minuten.

Loredana Zefi në Policinë e Lucernit (Foto: Blick)

Reperja shqiptare raportohet se nuk ka pranuar t’i t’i përgjigjet shumicës dërrmuese të pyetjeve të prokurorit publik.

Prezumimi i pafajësisë

Tani gjithçka do të varet nga prokuroria që do të vendosë nëse do ta çojë çështjen në gjykatë apo jo.

Akuzuesja Petra Z. shpreson duke thënë: “Prokuroria ka prova të mjaftueshme. Dhe Loredana ka bërë deklarata kontradiktore me marrjet në pyetje që i janë bërë më herët”.

Lexo po ashtu Loredana merret përsëri në pyetje nga Policia Zvicerane

Të premten, hetuesit do të kontrollojnë përmbajtjen e llogarisë bankare të Loredanës.

“Shpresojmë se llogaria përmban para. Ndoshta edhe paratë tona”, thotë zvicerania Haut-Valaisanne, që e ka akuzuar Loredanën vitin e kaluar bashkë me burrin e saj për zhvatje, kanosje dhe vënie në lajthitje.

Derisa të vendos drejtësia, mbizotëron prezumimi i pafajësisë. /Telegrafi/

Loredana Zefi (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)
Exit mobile version