Site icon Telegrafi

Nuk pastrohet për 35 vjet rresht sepse dëshiron një djalë

Kailash “Kalau” Singh nga një fshat indian nuk ia ka ndier erën sapunit tashmë 35 vite, e pastrimin me ujë e zëvendëson me të ashtuquajturën higjienë e zjarrtë. Çdo natë qëndron në njërën këmbë pranë zjarrit, pi marihuanë dhe i lutet Zonjës Shiva, shkruan gazeta indiane “Hindustan Times”.

“Kjo është e njëjtë sikur të pastroheni me ujë”, u ka sqaruar gazetarëve Kalau sepse, gjoja, zjarri i shkatërron bacilet dhe infeksionet.

Kalau dikur ka udhëhequr një dyqan, mirëpo i ka ra biznesi sepse njerëzit nuk kanë dashur të hyjnë për shkak të, siç kanë thënë ata, “parimeve të sëmura” të tij.

Tani plaku 65-vjeçar Kalau ende nuk ka djalë. Punon fushat afër aeroportit lokal, në nxehtin më të madh mban nga dy jelekë dhe thotë se nuk do të pastrohet derisa të zgjidhen të gjitha problemet kombëtare.

Exit mobile version