Jordan Rhoades nga Indiana e Shteteve të Bashkuara, nuk është pajtuar që u dënua me një vit burg dhe hodhi katër karrige në drejtim të gjykatësit.
Në momentin kur kuptoi për kohën që do të qëndrojë prapa grilave, 20-vjeçari u bë i dhunshëm dhe nuk mundi ta kontrollojë vetën, transmeton Telegrafi.
Megjithëse theu një kompjuter, askush nuk u lëndua. Ndërsa ai u largua nga salla e gjyqit me shpejtësi, por u ndalua menjëherë.
“Nuk di çfarë ndodhi me mua, nuk isha vetja dhe asgjë nuk po më kujtohet”, ka thënë Rhoades lidhur me rastin.
Mësohet se atij i është dhënë ky dënim, pasi e kishte thyer rregullat e lirimit me kusht për dënimin prej 60 ditë burgim, që duhet të kryente shkaku i disa shkeljeve të lehta. /Telegrafi/
https://youtu.be/QgAIqBDabiY