Telegrafi

Nuk pagoi biletën, shoferja e autobusit në Florida i kërkoi të zbret – e dyshuara e grushton brutalisht

Një grua është duke u kërkuar nga policia në Clearwater të Floridës, pasi sulmoi brutalisht shoferen e autobusit kur nuk arriti të paguante biletën.

Kamerat e sigurisë regjistruan sulmin që ndodhi në dhjetor, ku e dyshuara shihet duke u futur në autobus dhe tenton të paguaj biletën me telefonin e saj, transmeton Telegrafi.

Sipas policisë amerikane, kur dështoi ta bëjë një gjë të tillë, shoferi i kërkoi që të zbret nga autobusi, kërkesë kjo që e nervozoi të dyshuarën.

“Ajo nuk deshi të zbret nga autobusi dhe filloi ta godet shoferen disa herë në fytyrë”, u tha nga policia në Clearwater.

Në pamjet e publikuara shihet se si e dyshuara pa u menduar dy herë fillon ta godasë shoferen, dhe largohet sikur të mos kishte ndodhur asgjë. /Telegrafi/