Telegrafi

Nuk ngopet që ia mori të dashurin, por edhe e shkelë me veturë (Video, +18)

Një video shokuese, shfaq momentin kur një grua shkelet me veturë nga e dashura e re e partnerit të saj jobesnik.

Në video mund të shihet se si kjo grua bërtet, shanë dhe hedhë gjësende të forta në veturën e gruas që ia rrëmbeu të dashurin, transmeton Telegrafi.

Besohet se kjo ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Tennessee të Shteteve të Bashkuara, ndërsa lokacioni i saktë ende nuk dihet.

Videon e ka filmuar me kamerë një burrë nga dritarja e apartamentit të tij, ku dëgjohet duke thënë, “tani do të shikojmë se si do të vrasin njëra-tjetrën”.

Gruaja e veshur në të bardhë shihet duke marrë disa gjësende të forta nga një veturë e zezë, ku më pas vrapon në drejtim të veturës së të dashurës së re të partnerit të saj, duke ia thyer xhamin.

Por ajo shumë shpejt u nervozua, dhe kështu filloi të lëviz veturën mbrapa duke e shtypur gruan të cilës ia rrëmbeu njeriun e jetës. /Telegrafi/