Site icon Telegrafi

“Nuk ngopem asnjëherë me rivalitetin”

Jurgen Klopp ka pranuar se rivaliteti në përballjen kundër Manchester United do të jetë i jashtëzakonshëm.

Dy gjigantët anglezë do të përballen për herë të parë në garën e Ligës së Evropës, teksa trajneri i Liverpoolit ka thënë se të jesh pjesë e këtij rivaliteti të madh është një eksperiencë e mrekullueshme.

“Të jesh pjesë e këtij rivaliteti?! Ende nuk mundem të ngopem me këtë fakt. Kurrë në jetë time nuk e kam imagjinuar që të jem pjesë e Liverpoolit në përballjet me United”.

“Është njëra nga gjërat më të mira që mundem të imagjinoj”, ka përfunduar ai.

Exit mobile version