Milani e ka turpëruar Napolin në kuadër të javës së 28-të në Serie A, pasi e mposhti 4-0 në shtëpi të tyre.
Pas 17 minutash lojë, Rossonerët kaluan në epërsi me anë të Rafael Leaos, që u asistua prej Bahim Diaz.
Spanjolli (25’) ndryshoi më pas pozicion, duke kaluar në golashënues, për rezultatin 2-0.
Alexa, play "Besos Moja2" 😘🎤#NapoliMilan #SempreMilan pic.twitter.com/tMlfnDEd6h
— AC Milan (@acmilan) April 2, 2023
Me këto dy gola edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në të dytën mysafirët shënuan edhe dy të tjera.
Ishte minuta e 59-të e takimit kur Sandro Tonali asistoi te Leao që realizoi golin e dytë personal dhe të tretin për Milanin.
⏱️ 58'
Unbelievable, incredible, unstoppable, Rafa. 🔥🔥🔥#NapoliMilan 0-3 #SempreMilan@pumafootball pic.twitter.com/pGj9y6MFBk— AC Milan (@acmilan) April 2, 2023
Për 4-0 u përkujdes Alexis Saelemaekers (67’), që u asistua prej Davide Calabrias, duke i dhënë goditjen e fundit liderit të Serie A-së.
Pas javës së 28-të, Napoli vazhdon të jetë në vendin e parë me 71 pikë, ndërsa Milani në të tretin me 51 sosh.
Në xhiron e 29-të, napolitanët do të kenë punë me Leccen, ndërsa kuqezinjtë me Empolin. /Telegrafi/