Telegrafi

Nuk i nevojitet shumë kohë Benzemas, kalon Realin në epërsi (Video)

Real Madridi e ka kthyer epërsinë kundër Las Palmas në ndeshjen që po e zhvillon si mysafir.

Protagonist i kësaj epërsie ishte sulmuesi i Los Blancos, Karim Benzema.

Morata dërgoi një top te Ronaldo, goditjen e të cilit e ndali portieri vendas, por aty ishte francezi për ta dërguar topin në rrjet (67’).

Duhet theksuar se kishte shumë pak minuta që Benzema u inkuadrua në fushë. Ai zuri vendin e Marco Asensios (64’). /Telegrafi/