Site icon Telegrafi

“Nuk nevojiten fjalë”, Adriana Matoshi përkrahet edhe nga i dashuri Keith Groeneveld

Keith Groeneveld dhe Adriana Matoshi (Foto: Instagram)

Aktorja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi, gjatë ditës së sotme (e hënë) ndau një rrëfim prekës në rrjete sociale duke treguar se i është rikthyer tumori në tru.

Kjo ndodhi nëntë vite më parë kur ishte shtatzënë me fëmijën e katërt, por që fatkeqësisht iu rikthye sërish.

Pas shumë reagimeve e mbështetjes së madhe që mori në rrjet, ajo një përkrahje e ka marrë edhe nga i dashuri i saj, Keith Groeneveld.

Keith Groeneveld (Foto: Instagram)

Ky i fundit ka shpërndarë një video në InstaStory përkrah Matoshit, përmes të cilës shtoi: “Nuk nevojiten fjalë”.

Lexo po ashtu Njoftoi historinë e trishtë për tumorin në tru, Adriana Matoshi merr mbështetje të madhe në rrjete sociale

Ata po vazhdojnë të qëndrojnë çdo moment pranë njëri-tjetrit, përkundër paragjykimeve që iu bënë si çift për shkak të diferencës në moshë.

Adriana dhe Keith janë duke e shijuar lidhjen prej më shumë se një vit, gjersa kjo është romanca e dytë e saj publike.

Ajo më parë ka qenë e martuar me biznesmenin nga Gjilani, Albert Sylejmani, me të cilin ndan katër fëmijë. /Telegrafi/

Exit mobile version