Telegrafi

Nuk ndryshohet projekti “Kosova e Re”

Evropa do të hap plotësisht tregun e energjisë elektrike në vitin 2015 dhe ky rregull, sipas ministres së Energjisë dhe Minierave, Justina Pula do të vlejë edhe për Kosovën. Ajo ka pohuar se modeli i tregut nuk ka ndikim në strukturën e miratuar të TC “Kosova e Re”.

“Kryerja e obligimeve për respektimin e direktivave evropiane për energji, konkurrencë dhe mjedis çojnë Republikën e Kosovës më afër integrimit evropian dhe imponojnë zbatim të standardeve të cilat janë në dobi për të ardhmen e vendit. Trajtimi i çështjes së tregut të energjisë elektrike është me rëndësi substanciale”, ka thënë Pula. /Koha Ditore/Telegrafi/