Site icon Telegrafi

Nuk ndoqën udhëzimet e Kim Jong-un për tajfunet, dënohen zyrtarët shtetëror shkaku i disa viktimave

Partia qeverisëse e Koresë së Veriut ka bërë thirrje për ndëshkimin e zyrtarëve që nuk ndoqën urdhrat, gjë që çoi në disa dhjetëra viktima gjatë tajfunit që goditi Gadishullin Korean këtë javë, raportojnë mediat shtetërore.

Një gazetë zyrtare e partisë në pushtet të Koresë së Veriut, Rodong Sinmun, tha se zyrtarët në Wonsan, një qytet bregdetar në lindje, i cili ishte i prekur nga Typhoon Majsak dhe në Provincën Kangwon, nuk ndoqën udhëzimet për të siguruar ndërtesat e rrezikuara dhe nuk u përgatitën për një evakuim të mundshëm të banorëve të saj, gjë që çoi në disa dhjetëra viktima.

Partia e Punëtorëve të Koresë së Veriut mbajti një takim për të shqyrtuar gabimet e zyrtarëve kompetentë dhe për të kërkuar ndëshkime të rrepta ligjore, sipas gazetës Rodong Sinmun.

Zyrtarët e Koresë së Veriut tani kanë frikë nga një tajfun tjetër, potencialisht më i fortë se “Hayshen”, i cili është në rrugën e tij për të goditur bregun lindor të gadishullit.

Ndryshe, Kim Jong-un njihet si një lider famëkeq, i cili zbaton edhe dënime të rënda ndaj atyre që zbatojnë urdhrat e tij, ku përfshihen edhe vrasjet. /Telegrafi/

Exit mobile version