Site icon Telegrafi

Nuk ndodhte që nga viti 2014 në La Liga, dy skuadrat e fillojnë ndeshjen me gjithë lojtarët spanjollë

Një gjë e pazakontë ka ndodhur në La Liga, në ndeshjen mes Athletic Bilbaos dhe Villarealit.

Bilbao ka fituar takimin me rezultat minimal 1-0 falë një goli nga Raul Garcia në minutën e 56-të nga pika e bardhë.

Por ajo që ka rënë në sy është se të dyja skuadrat kanë startuar ndeshjen me nga 11 futbollistë spanjoll.

Një gjë e tillë nuk ka ndodhur në elitën e futbollit spanjoll që gjashtë vite, pasi ishte 24 gushti i vitit 2014 kur ka ndodhur për herë të fundit.

Takimi i fundit që startuan 22 futbollist spanjoll ishte ai mes Eibarit dhe Real Sociedadit dhe për ironi të fatit edhe ajo përballje kishte përfunduar me rezultat identik 1-0. /Telegrafi/

Exit mobile version