Një moment interesant dhe i tensionuar u zhvillua gjatë lojës popullore ‘Truth or Dare’, kur Driloni u vu në qendër të vëmendjes.
Si pjesë e lojës, Drenusha vendosi ta dënojë atë duke e detyruar të puthte Sarën, një kërkesë që ai e refuzoi menjëherë dhe pa asnjë hezitim.
“Nuk e bëjë këtë gjë për lojë, edhe 10 herë ma dhënë të njëjtin dënim,” deklaroi Driloni, duke qëndruar i vendosur në qëndrimin e tij.
Ky moment u mirëprit me kuriozitet nga pjesëmarrësit e tjerë të lojës, ndërsa refuzimi i tij tregoi një qasje të respektueshme ndaj situatës dhe rregullave të tij personale.
Përkundër presionit të lojës, Driloni dëshmoi se disa kufij janë të panegociueshëm, edhe kur bëhet fjalë për argëtim.
Sjellja e tij ka ngjallur reagime të ndryshme, me disa që e vlerësuan vendosmërinë dhe qëndrimin e tij, ndërsa të tjerë mbetën të habitur nga refuzimi i prerë për të ndjekur kërkesën e lojës. /Telegrafi/