U bë simbol i esktremistëve serbë me ndërprerjen e secilit aktivitet të Festivalit “Mirëdita Dobardan”, që u mbajt javë më parë në Beograd.
Me ato veprime madje pengoi edhe ish-presidenten Atifete Jahjaga të merr pjesë në këtë ngjarje.
Mirëpo, Milosh Stojkoviq punon në kuadër të institucioneve të Republikës së Kosovës.
Ai është nënkryetar i Komunës së Kllokotit, ndërsa në serbi paraqitet si përfaqësues i familjeve të të zhdukurve. /Klan Kosova/