Lucas Alves Magalhaes nga Sao Paolo i Brazilit, është befasuar me qenushen Pandora, që mbante në gojë një palë dhëmbë që i ka gjetur duke gërmuar në oborr.
Derisa qentë zakonisht marrin ndonjë asht apo ushqim, ky është më ndryshe dhe gjetjen e tij refuzonte ta largonte, transmeton Telegrafi.
Madje, dukej shumë e lumtur dhe kishte dëshirë të luante me dhëmbët e vjetra dhe të papastra.
“Nuk kisha si të mos qeshja, sepse dukej shumë qesharake. Këto sigurisht i përkasin një çifti të vjetër, që kanë jetuar në këtë shtëpi para meje”, ka shkruar Magalhaes lidhur me rastin.
Sidoqoftë, ato janë bërë loja e preferuar e Pandorës për atë ditë, derisa pronari i ka hedhur në një vend ku nuk mund t’i gjejë më. /Telegrafi/