Andre Marriner e drejtoi ndeshjen derbi mes Manchester United dhe Arsenal që përfundoi në barazim 1-1.
Gjyqtari anglez u akuzua se gaboi në një rast kur ‘Djajtë e Kuq’, kërkuan penallti nëpërmjet Antonio Valencias i cili u pengua në zonë nga Nacho Monreal.
Por ka qenë trajneri Jose Mourinho që ka zbuluar fjalët e gjyqtarit që i tha para ndeshjes lojtarëve të Unitedt në zhveshtore.
“Kam mendim të mirë për Marriner. Nëse ai ka bërë një gabim kundër ekipit tim nuk e ka bërë me qëllim”, tha Mourinho.
“Më kujtohen fjalët e tij para ndeshjes kur iu tha futbollistëve “Nuk dua të bie në sy sot gjatë ndeshjes, dua ta bëjë punën time më së miri dhe pa gabim”.
“E di që ka qenë një gabim tek penalltia por ai në përgjithësi ka referuar mirë dhe është mjaftë i mirë”, deklaroi Mourinho. /Telegrafi/