Mërgim Vojvoda po kalon nëpër një super formë në këtë edicion të Torino.
Mbrojtësi shqiptar shënoi golin e parë në fanellën e skuadrës italiane në xhiron e kaluar, derisa sërish ka shënuar.
Ishte minuta e 85-të, kur Ansaldi asistoi për reprezentuesin e Kosovës, që shënoi me kokë.
Por, Hellas Verona arriti që t’i barazonte shifrat në 1-1 në minutën e 88-të, duke bërë që takimi i javës së 35-të në Serie A të përfundonte me barazim.
Torino shtë duke luftuar aktualisht për mbijetesë në ligën italiane, derisa kanë mbetur edhe tre javë deri në fund. /Telegrafi/