Site icon Telegrafi

Nuk ndalet Phelps, fiton medaljen e 22-të të artë (Video)

Michael Phelps ka fituar medaljen e tij të katërt të artë në “Rio 2016” dhe të 22-tën Olimpike në karrierë.

Michael Phelps u bë notari i parë që fitoi katër medalje të arta të njëpasnjëshme në një ngjarje duke mposhtur Ryan Lochte në 200 metra individuale.

31-vjeçari, fitoi medaljen e tij të 22-të të artë, më tepër se cilido garues tjetër, derisa amerikani tjetër Lochte, përfundoi i pesti, përcjell Lajmi.net.

Phelps përfundoi dy sekonda para japonezit Kosuke Hagino dhe kinezit Shun Wang që fitoi të bronztën.

https://twitter.com/Yair_Rosenberg/status/763926164154880000

Exit mobile version