Javën e kaluar ajo u bë qendra e komenteve negative në rrjetet sociale pasi postoi një fotografi ku dukej qartë se ishte përdorur Photoshop.
Mirëpo, ditën e hënë, Mariah Carey është akuzuar sërish për përdorimin e këtij programi, në një fotografi të postuar ku shihet veshur me kostum plazhi.
Barku i 46-vjeçares duket tepër i sheshtë ndërsa këmbët e saj shumë të holla, transmeton Top Channel.
“Nëse vendos të përdorësh Photoshop në fotografitë tua, të paktën përpiqu ta bësh siç duhet”, shkruan një komentues, ndërsa një tjetër e quajti atë si një kukull manekin.