Eminemi nuk po heq dorë nga ngacmimi i vazhdueshëm ndaj Machine Gun Kelly.
Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Marshall Mathers, të premten e ka publikuar një tjetër këngë që është ‘diss’ ndaj Kellyt me titull “Killshot”.
Madje edhe pjesa artistike e këngës përmban fotografinë e Richard Baker (emri i vërtetë i Machine Gun Kelly) në formë shënjestre.
Në këngë e re, Eminem flet haptas edhe për zënkën që e kanë pasur dy reperët në javët e fundit.
Marshall Mathers thotë se është 45 vjeçar, por vazhdon të jetë më i mirë se rivali i tij, ndërkohë që ofendimet janë të njëpasnjëshme.
Kujtojmë që Eminemi i befasoi fansat e tij me publikimin e albumit “Kamikaze” pa asnjë paralajmërim.
Ai zuri vendin e parë në ‘Billboard 200’ me albumin më të ri, ndërsa në këngët e reja, ai u adresohet kritikëve dhe rivalëve të tij, njëri nga ta është Machine Gun Kelly. /Telegrafi/