Telegrafi

Nuk ndalet Cozman, pas “Aviona”, gati dueti me Skivin (Foto)

Reperët e Babastars, Cozman dhe Skivi do të publikojnë së shpejti projektin e ri.

Ata tash e dy ditë janë ngujuar në studion e Kico Beats, i cili edhe do ta punojë këtë projekt në aspektin muzikor, shkruan Telegrafi.

Klipi është në fazën e idejimit dhe së shpejti pritet të nisin xhirimet.

Bëhet fjalë për një projekt shumë të rëndë nga dy reperët, ku ka shumë thumbime për hip hop artistët tjerë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth përleshjes së Cozman dhe Noizyt (Foto/Video)

Ky projekt vjen vetëm 10 ditë pas publikimit të “Aviona” nga Cozman, i cili tashmë ka afro dy milionë klikime. /Telegrafi/