Bayern Munich ka fituar ndaj Schalkes me rezultat 2-1 në Bundesliga.
Ishte një ndeshje e bukur nga të dy anët, por një fitore e merituar për vendasit.
Goli i parë në takim u shënua nga Robert Lewandowski në minutën e gjashtë. David Alaba në minutën e 20-të dhe Lewandoski shtatë minuta më vone provuan prapë, por portieri Ralf Fahrmann ishte në nivelet e tij.
Rezultati u barazua nga Franco Di Santo në minutën e 29-të, ndërsa epërsia u kthye në minutën e 36-të me golin e Thomas Muller.
Pjesa e dytë ishe me pak raste, më i miri ishte ai i Breel Embolos në minutën e 71-të.
Pas kësaj fitore Bayerni vazhdon në vendin e parë me 56 pikë, kurse Schalke në pozitën e gjashtë me 34 pikë.
Bavarezet në xhiron tjetër luajnë me Wolfsburgun, kurse Schalke ndaj Hoffenheimit. /Telegrafi/