Telegrafi

Nuk ndalen zënkat te Milani, Gattuso dhe Bakayoko fjalosen në mes të ndeshjes

Te Milani shumë gjëra nuk po shkojnë siç duket dhe kjo konfirmohet edhe nga zënka e fundit e trajnerit Gennaro Gattuso dhe mesfushorit  Tiemoue Bakayoko në mes të ndeshjes me Bolognan.

Mesfushori mbeti jashtë formacionet për problemet që i kishte shkaktuar disa ditë më parë lojtari, kur shkoi me vonës në stërvitje.

Kur Lucas Biglia u lëndua në minutën e 25-të, Gennaro Gattuso kërkoi nga Bakayoko të ngrohej.

Sipas gazetarit të Sky Sport Italia – dhe tjerë, ku kjo u kap edhe nga kamerat – Gattuso e pyeti Bakayoko nëse ai ishte gati për të ardhur dhe mesfushori tha jo.

Në këtë pikë, palët shkëmbyen fyerjet, u pa Bakayoko duke i thënë trajnerit të tij të “F*** off”, ndërsa u ul përsëri në stol.

Gattuso pas i bëri gjeste se do të sqarohen në zhveshtore pas ndeshjes.

Bakayoko është në huazim nga Chelsea, dhe tani duket e jashtëzakonisht e vështirë që Milani ta mbajë. /Telegrafi/