Vdekja e frontmenit legjendar të “Nirvana”, Kurt Cobain, vazhdon të prodhojë teori të ndryshme konspirative.
Versioni zyrtar është se këngëtari ka bërë vetëvrasje në vitin 1994, mirëpo tash janë publikuar disa detaje të reja që e dëshmojnë të kundërtën.
Reagime të reja nxiti filmi “Soaked in Bleach” që flet për jetën e Cobain. Pas lansimit të filmit, u rishfaqën teoritë se ai është vrarë.
https://youtu.be/wcu3qb6J_5c
Një nga dyshimet kryesore është se asnjëherë nuk është parë arma, me të cilën ai vrau veten dhe dyshohej se nuk ekzistonte fare.
Megjithatë, tash, 22 vjet pas vdekjes, Policia e Seattle publikoi disa fotografi që e tregonin edhe armën dhe disa materiale tjera nga vendi i ngjarjes.
Ata që besojnë në këto teori, thonë se policia i ka montuar dëshmitë në vendin e ngjarjes, sepse përndryshe nuk do të merrte aq shumë kohë që të publikoheshin fotografitë nga vdekja e tij.
Njëherësh, arma e cila është paraqitur si pushka që Cobain ka bërë vetëvrasje, është tepër e gjatë dhe është vështirë që dikush ta vrasë veten me të.
Për më shumë, këngëtari ka pasur një dozë të madhe heroine në gjak, ashtu që do ta kishte pasur akoma më të vështirë që ta vriste veten. /Telegrafi/