Site icon Telegrafi

Nuk ndalen sulmet ndaj Sanduloviqit – pas rrahjes brutale i bastiset edhe banesa

Pas rrahje brutale, politikanit serb Nikola Sanduloviq i është bastisur edhe banesa.

Bastisja është bërë me kërkesë të prokurorit dhe miratim të Gjykatës.

Sanduloviq, raportohet se fillimisht ishte arrestuar e pastaj rrahur nga brutalisht nga BIA serbe, për shkak se nderoi rënien e komandantit legjendar Adem Jashari.

Avokati i politikanit serb Sanduloviq, Çedomir Stojkoviq, ka thënë së banesa e tij është bastisur me arsyetim të sigurimit të provave për veprën penale që është përhapja e urrejtjes nacionale ndaj serbeve.

Lexo po ashtu Vajza e Nikola Sanduloviqit, Klara: Ka mbetur i palëvizshëm, është helmuar me agjent nervor

Me këtë akt, sipas tij, Serbia po e tejkalon Bjellorusinë për shkeljen e të drejtave të njeriut.

Avokati Stojkoviq në “Lajmet e fundit” në RTK, ka thënë se Sanduloviqin e kanë rrahur keq dhe se gjendja shëndetësore e tij është jotabile.

Avokati i politikanit Sanduloviq, Çedomir Stojkoviq, ka treguar ngjarjen në detaje për dhunën dhe linçimin në mediat e kapura nga Vuçiq që i është bërë klientit të tij.

Exit mobile version