Tenistja nga Peja, Aja Broqi ka fituar turneun përfundimtar të vitit Masters A 2021 me çka ka vulosur titullin e tenistes me të mirë në Kosovë.
16-vjeçarja shkëlqeu edhe në Mastersin përfundimtar të Kategorisë A në të cilin triumfoi pa asnjë set të humbur .
Pasi i fitoi bindshëm meçet në grupe , Broqi në gjysmëfinale mposhti Forta Morinën me 6/1 dhe 6/2 në sete derisa në finale ishte më e mirë se Blearta Ukëhaxhaj ndaj të cilës triumfoi me 6/0 dhe 6/3.
Aja Broqi ka dominuar gjatë vitit 2021 pasi ajo ka siguruar epitetin e tenistes më të mirë në vend edhe në kategoritë U-16 dhe U-18 e po ashtu ka fituar titullin e kampiones së Kosovës në konkurrencën ekipore. /Telegrafi/