Nuk kanë të ndalur telashet për sulmuesin brazilian Neymar, i cili po përballet me akuzat për përdhunim nga modelja braziliane Najila Trinidade Fernandes.
Ai po ashtu u dëmtua në një ndeshje miqësore dhe e humbi mundësinë e pjesëmarrjes në Kupën e Amerikës.
Së fundi, sipas raportimeve të mediave braziliane, sulmuesit të Paris Saint Germain i janë sekuestruar 36 pasuri të paluajtshme.
Kjo pasi ai akuzohet se ka bërë evazion fiskal dhe se duhet të paguajë në llogaritë e shtetit në Brazil, plot 16 milionë euro.
Pronat janë kryesisht apartamente në zonat më të frekuentuara të Brazilit, por edhe dy vila me nga 3000 metra katrorë secila.
Këto kanë qenë të regjistruara në emrin e Neymar, familjarëve dhe rrethit të tij shoqëror. /Telegrafi/