Nuk pushojnë lëkundjet e tokës në vendin në Shqipëri. Një tërmet ka goditur vendin rreth orës 00:00.
Tërmeti është ndjerë i fortë dhe ka zgjatur disa sekonda.
Mësohet se tërmeti ka qënë 4.8 ballë i shkallës Rihter, me epiqendër në Rubjekë të Durrësit.
Lëkundjet janë ndjerë të forta edhe në Tiranë.
Edhe më herët rreth orës 21:33 janë ndjerë lëkundje të forta tërmeti në Tiranë me magnitudë 3.7 ballë.
Epiqendra e tërmetit ishte 7 km në Veriperëndim të Vorës.