Telegrafi

Nuk ndalen golat në Old Trafford: Liverpooli ia shënon edhe të dytën Unitedit

Liverpooli ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Manchester Unitedit në javën e nëntë të Ligës Premier.

Goli i parë erdhi në minutën e pestë me anë të Naby Keitas që u asistua prej Mohamed Salahut.

Por, pas vetën nëntë minutash, lojtarët e Liverpoolit ndëshkuan edhe një herë Unitedin.

Ishte minuta e 14-të kur Diogo Jota shënoi për 2-0, duke shtuar edhe më shumë presionin në mbrojtjen vendase. /Telegrafi/