Telegrafi

Nuk ndalen golat në ‘Maksimir’, shënojnë Sokratis dhe Perisic (Video)

Ndeshje e çmendur është duke u zhvilluar në ‘Maksimir’ mes Kroacisë dhe Greqisë.

Pas epërsisë prej dy golave të kroatëve, grekët kanë shënuar për 2-1.

Ishte mbrojtësi qendror, Sokrait që ka shënuar në minutën e 30-të për 2-1.

Por ngushtimi i epërsisë për grekët ka zgjatur vetëm tre minuta, pasi kroatët kanë shënuar edhe një gol.

Ishte mesfushori anësorë, Ivan Perisic që ka shënuar për 3-1 në minutën e 33-të.

Dy golat e parë për kroatët u shënuan nga Luka Modric dhe Nikola Kalinic. /Telegrafi/