Telegrafi

Nuk ndalen golat në derbin e Ligës Premier: De Bruyne i shënon sërish Unitedit

Manchester City e ka rikthyer epërsinë ndaj Manchester United në derbin që po luhet në kuadër të javës së 28-të në Ligën Premier.

Citizens aktualisht janë duke fituar 2-1, derisa golat nuk po ndalen në “Etihad Stadium”.

Derisa Jadon Sancho i barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 22-të, vetëm gjashtë minuta më vonë janë kundërpërgjigjur vendasit.

Ishte sërish De Bruyne që realizoi, tani për 2-1, duke e mposhtur David de Gean me lehtësi. /Telegrafi/