Telegrafi

Nuk i ndahet i dashuri as në Dubai argjentinases “Miss Universe Kosova 2016” (Foto)

Camila Barraza është bërë pjesë tashmë e shoqërisë shqiptare.

Megjithëse është argjentinase, ajo vitin e kaluar fitoi kurorën e më të bukurës së Kosovës në vitin e kaluar.

Kjo i solli edhe shumë beneficione dhe kontrata të ndryshme për sfilita të modës anembanë globit.

Por, duket se për asnjë çast nuk po i ndahet as i dashuri i bukuroshes, prizrenasi Haris Çoçaj.

Ajo po thotë se ka gjetur personin që do të kujdeset më tepër për dashurinë se sa për sekretet.

“Kam gjetur dashurinë që të kujdeset më tepër për mua se sa për sekretet e mia. Për tu kujdesur ndaj dashurisë”, ka shkruar ndër të tjerash Barazza në Instagram.

Ndryshe, Barazza ka përfaqësuar Kosovën në garën ndërkombëtare të Miss Universe. /Telegrafi/