Policia italiane organizoi të premten një operacion masiv, duke kërkuar vende në shumë pjesë të Sicilisë.
Sipas mediave italiane, përcjell Telegrafi, operacioni masiv ishte si pjesë e përpjekjes për të gjetur strehën e shefit të arratisur të Cosa Nostra, Matteo Messina Denaro.
“Superbossi” njihet ende si udhëheqësi i Mafias Siciliane, duke vendosur se “kush do të promovohet ose ulet”, pavarësisht se ishte në arrati që nga viti 1993.
Siç vënë në pah mediat, rreth 150 oficerë u përfshinë në operacion në pjesë të ndryshme të rajonit.
Veç këtyre, janë angazhuar edhe helikopterë si dhe patrulla të pajisura me pajisje speciale dhe njësi qensh.
Kërkimet u përqendruan tek personat e dyshuar se kishin ndihmuar Messina Denaro. /Telegrafi/