Site icon Telegrafi

Nuk mungon reagimi i reperit Gold AG lidhur me arrestimet e Gucatit dhe Haradinajt: Kujdes Evropë e siklet mos i jep

Reagime të shumta po vijnë në rrjetet sociale nga figurat publike, pasi të premten Gjykata Speciale ka kryer një bastisje dhe dy arrestime në zyrat e OVL-së dhe UÇK-së.

Gjykata Speciale ka arrestuar kryetarët e këtyre organizatave Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Mes shumë reagimeve nga krerët e shtetit, nuk po mungojnë edhe reagimet e ndryshme nga emrat e njohur të estradës.

Nasim Haradinaj gjatë arrestimit nga Gjykata Speciale (Foto: Ridvan Slvivova/Telegrafi)

Këngëtarja Leonora Jakupi bëri një reagim në InstaStory, duke treguar revoltën e saj lidhur me arrestimet e bëra sot (e premte) nga Gjykata Speciale në Prishtinë.

Lexo po ashtu Leonora Jakupi reagon pas arrestimeve të sotme: Lirinë nuk e fituam vet, na e sollën ata - me ty përjetësisht UÇK

Ndërsa pak minuta më vonë, reagimeve me revoltë iu bashkua edhe reperi i njohur Gold AG.

Ky i fundit publikoi një fotografi të Nasim Haradinajt në rrjetin social Facebook, teksa në mbishkrimin e saj zgjodhi vargje me rimë, për të shprehur mllefin e tij ndaj këtyre vendimeve të Evropës.

“Kujdes Evropë e siklet mos i jep! Flamurin ma ndërrove po djemtë mos mi prek”, kanë qenë fjalët e reperit nga Presheva në statusin e tij.

Kujtojmë që Gold AG njihet si një prej reperëve i cili i ka kënduar më së shumti Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version