Site icon Telegrafi

Nuk mundi ta falte tradhtinë, këngëtarja ndahet nga i dashuri

I dashuri i Iggy Azaleas i kërkoi martesë në vitin e kaluar, por në marsin e këtij viti ai u përfshi në një skandal tradhtie.

Edhe pse këngëtarja u mundua ta kalonte këtë mashtrim duket se nuk ka krijuar besimin e nevojshëm që kjo marrëdhënie të vazhdojë.

Reperja 26-vjeçare ka përdorur llogarinë e saj të Instagramit, ditën e diel për të bërë publike ndarjen e saj nga 31-vjeçari, transmeton TCH.

“Fatkeqësisht edhe pse e dua Nick dhe u përpoqa të rindërtoja besimin tek ai, javëve të fundit nuk ia dola dot”.

“I uroj Nickut gjithë të mirat. Nuk ka qenë aspak e lehtë për mua të ndaja rrugët me personin që kisha planifikuar të ardhmen time, por e ardhmja mund të rindërtohet dhe momentalisht e imja është bosh”, shkruan Iggy.

Exit mobile version