Dy burra janë detyruar të gjejnë një metodë interesante që ta nxjerrin një piton nga motori i një veture.
Gjarpri i gjatë gati katër metra ishte mbështjellë rreth motorit të nxehtë, duke ikur nga shiu dhe të ftohtit në Tajlandë, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, pasi është konstatuar se bëhet fjalë për një gjarpër gjigant, janë telefonuar ekipet e specializuara.
Ata janë detyruar të përdorin gjitha metodat që ta nxjerrin gjarprin nga vetura.
Por edhe pse arritën ta nxjerrin, pitoni është munduar të kthehet brenda, por ekipet e specializuara shpejt e kanë larguar.
Të gjithë ju që herëve tjera nuk mundeni ta ndizni veturën, kujtoni këtë video dhe gëzohuni që në vendin tonë nuk ka pitonë. /Telegrafi/