Site icon Telegrafi

Nuk mund t`i regjistrojnë automjetet-shkak problemet teknike

Qytetarë të shumtë kanë pritur në radhë nëpër qendrat për regjistrimin e automjeteve anembanë Kosovës.

Rroksana Qarri -Drejtoreshë e Zyrës për Komunikim Publik në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka thënë për Klan Kosovën se shkak për këto pritje kanë qenë problemet teknike në programin për regjistrimin e automjeteve dhe si pasojë qytetarët nuk kanë mundur t’i kryejnë shërbimet e tyre.

“Kompania e kontraktuar për mirëmbajtje të programit dhe ekipet teknike të MPB-së, janë duke analizuar problemin. Jemi duke punuar që shumë shpejt programi të funksionalizohet dhe qytetarët të mund t`i kryejnë shërbimet e tyre për regjistrim të automjeteve”, theksoi Qarri, njofton Klan Kosova.

“Ju kërkojmë ndjesë qytetarëve të cilët kanë shkuar sot në qendrat e regjistrimit dhe nuk kanë mundur t’i kryejnë shërbimet”, ka shtuar më tej ajo. /Telegrafi/

Exit mobile version