Telegrafi

Nuk mund t’i fusni të gjitha enët? Një grua tregoi këtë truk që e rrit kapacitetin e makinës!

Ju nuk kishit ide se një makinë e larjes së enëve mund ta bënte këtë!

Mundeni nëse veproni kështu!

Futja e enëve në makinë është ende një telash për shumicën, veçanërisht nëse ato kanë shumë pjesë të mëdha enësh që kurrë nuk futen në makinë, transmeton Telegrafi.

Por ekziston një truk për të cilin pak njerëz dinë dhe e bën këtë punë shumë më të lehtë!

Liz Amaya, një australiane në Instagram, tregoi një mënyrë të thjeshtë për “të futur” gjithçka që dëshironi në makinë, sepse ajo ka një mundësi të fshehur që shumë njerëz as nuk e vërejnë kur blejnë dhe instalojnë makinën.

Liz tregoi se si e vendos tepsinë për pjekje në ndarjen e poshtme, por më pas nuk mund ta mbyllë makinën, sepse tepsia është shumë e lartë.

Pastaj ajo ngriti me zgjuarsi ndarjen e sipërme, e cila në të vërtetë mund të lëvizë dhe të bëjë vend për pjata të mëdha!

Shumica e makinave e kanë këtë funksion.

/Telegrafi/