Një burrë nga Michigan në SHBA që akuzohej se kishte qëlluar për vdekje gruan e tij, për pak sa nuk e pësoi keq nga i biri gjatë seancës dëgjimore që është mbajtur këtë të hënë.
Vashon Flowers, 46-vjeç, akuzohej për vrasjen e Jamie Thomas-Flowers që e kishte kryer në shtëpinë e tyre në Muskegon Heights në afërsi të Grand Rapids gjatë muajit të kaluar, transmeton Telegrafi.
Në sallën e gjyqit ku pritej të zhvillohej seanca dëgjimore, gjithqka ndërroi kur London Thomas, i biri i Thomas-Flowers, kërceu rrethojnë dhe iu vërsul babait të tij.
Megjithatë, ishte policia që reagoi në kohë duke e kapur dhe përplasur në tokë për ta prangosur, e të pranishmit mbetën të habitur me këtë veprim. /Telegrafi/